Lajme
Eurodeputeti austriak: Në programin e qeverisë së re gjermane përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën, kjo është urgjente
Demokracia
10:59 | 25 Nëntor 2021

Share:

Deputeti i Parlamentit Europian, austriaku Lukas Mandl, ka bërë edhe njëherë thirrje që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se në programin e qeverisë në Gjermani në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën, duke shtuar e kjo është një çështje urgjente.

“Në programin e qeverisë në Gjermani në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord prej kohësh”, ka shkruar ai në Twitter.

”Mbështetje e plotë parlamentare këtu”, bën thirrje tutje.

Ndryshe, rreth dy muaj pas zgjedhjeve federale, SPD, të Gjelbrit dhe FDP prezantuan dje marrëveshjen e tyre të koalicionit për një qeveri të përbashkët. Deri tani, ata kishin heshtur për shumë detaje. /Demokracia.com/ 

Das Regierungsprogramm in D nennt explizit die #Visaliberalisierung für den #Kosovo. Diese ist dringend & wichtig. Die Kriterien sind lange erfüllt, @Europarl_EN & @EU_Commission haben längst zugestimmt. Hier volle parlamentarische Unterstützung, #Ampel!https://t.co/qhgZk7hSQ2

— Lukas Mandl (@lukasmandl) November 25, 2021

Të ngjashme