Intervista
Eurodeputeti austriak: Lajçak po mbështet hapur Serbinë kundër Kosovës
Demokracia
10:23 | 22 Korrik 2023

Share:

Thomas Waitz, deputet austriak i parlamentit europian u shpreh se emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak po e mbështet hapur Serbinë kundër Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, ai nënvizoi se qeveria e Kosovës është disi e ngopur me situatën e uljes në një tryezë negociatash me negociatorin nga ana tjetër që as nuk të pranon si negociator legjitim.

“Lajçak ka një histori që nuk po e bën atë kandidatin më të mundshëm për një negocim të paanshëm. Ai ishte Ministër i Jashtëm i Sllovakisë, i një vendi që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet te pavarur dhe ishte ministër i Jashtëm pikërisht në këtë kohë. Pra, si mund të jesh negociator midis dy palëve nëse ju dhe historia juaj në fakt nuk e keni njohur njërin nga dy partnerët e negociatave në tryezë?”, është shprehur Waitz.

“E kuptoj që qeveria e Kosovës është disi e ngopur me situatën e uljes në një tryezë negociatash me negociatorin nga ana tjetër që as nuk të pranon si negociator legjitim. Në thelb, pala serbe thotë: “Çfarë po negocioni me ne? Vendi juaj është yni gjithsesi”.

Të ngjashme