Lajme
Eurodeputeti austriak, kritika Lajçakut: Na bëtë ta mbrojmë agresorin e ta sulmojmë viktimën
Demokracia
08:03 | 28 Qershor 2023

Share:

Në mbledhjen e Komitetit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, eurodeputeti austriak Thomas Waitz, e ka kritikuar sot të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për mënyrën se si po ndërmjetëson në raportet midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke iu referuar tensioneve në veri të Kosovës, Waitz ka thënë se Lajçaku po e bën Bashkimin Evropian të duket keq kur po i mbron agresorët, këtu duke iu referuar Serbisë, duke sulmuar viktimat (Kosovën), raporton Klan Kosova.

“Dua të them, si e konsideroni të suksesshme një marrëveshje që nuk është nënshkruar nga të dyja palët? Ku e shihni në fakt ndonjë sukses të punës suaj të katër viteve të fundit? Dhe dua të them, edhe ju në prezantimin tuaj tani, theksuat… Ndoshta më lejoni të them një fjali fillimisht: Unë e mbështeta shumë vlerësimin se lëvizja e kryeministrit Kurti kur ishte fjala për kryetarët e zgjedhur shqiptarë ishte një provokim dhe ishte një gabim i madh politik”, ka thënë Waitz.

Të ngjashme