Lajme
Eurodeputeti austriak i drejtohet Serbisë: Pse gjithmonë përshkallëzim, pse po kërcënoni Kosovën
Demokracia
21:12 | 05 Nëntor 2022

Share:

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka reaguar pas situatës së krijuar, ku serbët u larguan nga institucionet e Kosovës.

Mandl përmes një cicërime në Twitter pyeti presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, se pse Serbia nuk tërhiqet nga lidhjet me Rusinë.

Ai po ashtu tha se pse vazhdimisht Serbia kërcënon Kosovën.

“Pse gjithmonë përshkallëzim, shkatërrim, Pres.#Vuçiq ? Pse Serbia nuk tërhiqet nga të gjitha lidhjet me Putin-Rusi? Pse kërcënoni fqinjin tuaj herë pas here? A nuk keni absolutisht asnjë kuptim për mësimet që mëson historia? #Serbi #Kosovë # Evropë”.

 

Të ngjashme