Sport
Euro 2020: Këta janë favoritët e ditës së sotme sipas trajnerit Bekim Shotani
Demokracia
11:48 | 14 Qershor 2021

Share:

Kampionati Evropian i futbollit ka hyrë sot në ditën e katërt të tij.

Ky kampionat edhe pse po zhvillohet në kushte jo të zakonshme, pasi numri i tifozëve në shkallët e stadiumeve është i kufizuar, derisa edhe masat në luftë kundër Pandemisë COVID-19 janë të ashpra, gjithsesi ka sjellë një garë tejet joshëse dhe interesante, shkruan Demokracia.com.

Sot në program na presin tri ndeshje, derisa për Demokracia.com analizën dhe pritshmëritë për këto tri takime e ka bërë trajneri i njohur Bekim Shotani.

Sipas tij vëmendja duhet të jetë tek sfida  e orës 21:00 aty ku ndeshjen Spanja e Suedia, por edhe dy takime tjera Skocia – Çekia dhe Polonia – Sllovakia do të sjellin futboll joshës.

Skocia – Çekia ora 15:00

Shotani: Skoci – Çeki janë dy skuadra pothuajse të njëjta  në aspektik e vlerave të lojës përparësi i jap Çekisë me një nuancë të vogël edhe barazimi do ishte real

Polonia – Sllovakia ora 18:00

Shotani: Besoj që Polonia është për një nuancë më e mirë dhe pres fitore të Polobiosë. Kjo kombëtare ka a grupin e lojtarëve më homogjen me atakim të lartë në portën e kundështarit dhe kjo pres t’i sjell fitoren Polonisë.

Spanja – Suedia ora 21:00

Shotani: Besoj shumë që Spanja do të del fituese edhe pse nuk a ka vlerën e njejtë që e ka pasur në vitet paparaprake. Gjithsesi, përkundër kësaj i jap prapë përparësi Spanjës dhe mendoj se do ta fitojë takimin. /Demokracia.com

Të ngjashme