Lajme
EULEX: Jemi vigjilent për ceremonitë e betimit në veri
Demokracia
13:59 | 24 Maj 2023

Share:

Me rastin e betimit të kryetarëve të rinj të zgjedhur në katër komunat e veriut të Kosovës, niveli i gatishmërisë është rritur nga ana e Policisë ashtu edhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Në një përgjigje për RTV21 EULEX ka thënë se mbetet vigjilent dhe pret që ceremonitë e betimit të ndjekin shembullin e Mitrovicës së Veriut dhe të vazhdojnë pa incidente.

“Duke marrë parasysh ceremonitë e betimit, Njësia e Policisë së Formuar të Misionit dhe Njësia e Policisë së Formuar Rezervë janë të gatshme të mbështesin Policinë e Kosovës si reaguese e dytë e sigurisë, nëse kërkohet dhe nëse është e nevojshme, në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj. EULEX-i mbetet vigjilent dhe pret që ceremonitë e betimit të ndjekin shembullin e Mitrovicës së Veriut dhe të vazhdojnë pa incidente. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që mund ta ndryshojnë këtë” thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Të ngjashme
Lajme • 02 Maj 2024