Zyra e EULEX-it ka reaguar ndaj ish-prokurores së po këtij misioni, Maria Bamieh, e cila sot në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, hodhi akuza të ashpra në drejtim të gjyqtarëve të misionit.
Në reagimin e tyre thuhet se ish-prokurorja Bemieh ka përsëritur akuza, thashetheme dhe përgojime të pabazuara.
Bamieh, sipas tyre, nuk ka prezantuar as edhe një provë të re.
“Provat e mbledhura gjatë hetimeve të bëra nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës gjatë vitit 2016 nuk kanë vërtetuar ndonjë shkelje nga ish-gjyqtari i EULEX-it në qendër të këtyre akuzave”, thuhet në reagimin e EULEX-it.
“Përveç kësaj, rasti i Bamieh kundër EULEX-it në Britani të Madhe ishte hedhur poshtë në vitin 2018. Ajo kishte filluar një procedurë civile në Britaninë e Madhe në lidhje me çështjet e punësimit kundër punëdhënësit të saj (FCDO), Misionit dhe kolegëve të saj, disa prej të cilëve ajo i përmendi sot”.
Në vitin 2015, një raport nga një ekspert ligjor i pavarur e shqyrtoi zbatimin e mandatit të EULEX-it me theks të posaçëm në trajtimin e këtyre akuzave.
Si Misioni për sundimin e ligjit, ne besojmë në drejtësinë e ndarë nga institucionet e drejtësisë.