Sport
Etrit Berisha në formë të mirë, shmangi golin e Milanit me pritje fantastike
Demokracia
12:27 | 11 Prill 2022

Share:

Para Ligës së Kombeve në muajin qershor, trajneri i Shqipërisë, Edi Reja do të ketë “hall koke” sa i përket portierit që do t’i besojë te Kombëtarja shqiptare.

Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha janë në superformë me ekipet e tyre përkatëse, Lazio dhe Torino.

Pasi fundosi Interin, Etrit Berisha zhvilloi një tjetër paraqitje të mirë ndaj Milanit.

Porta u mbajt e paprekur me “kuqezinjtë” dhe Torino ka vendosur jo pak për historinë e titullit kampion me ndalesën që i bënë ekipit të Piolit.

Berisha bëri një intervenim bravoroz në minutën e 31-të duke e pritur një goditje të fortë të futbollistit të Milanit.

PAMJET:

Të ngjashme