Lajme
Estonia dhe Letonia e njohin zyrtarisht gjenocidin rus në Ukrainë
Demokracia
16:49 | 21 Prill 2022

Share:

Estonia dhe Letonia e kanë njohur zyrtarisht krimin rus në Ukrainë si akt gjenocidi, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes ukrainase të enjten.

Këto janë shtetet e para deri më tani që njohën një akt të tillë, derisa Ministria shkroi se hetimi ndërkombëtar për krimet ruse po vazhdon.

“Parlamentet e Estonisë dhe të Letonisë i kanë njohur krimet e luftës të Rusisë si akte gjenocidi. Hetimet ndërkombëtare për krimet e luftës po vazhdojnë dhe gjyqet e reja të Nurembergut do të zhvillohen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë të lëshuar në Twitter.

Të enjten është shënuar dita e 57-të e luftimeve mes Ukrainës dhe Rusisë.

Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, Kharkivi, është nën flakët e bombardimeve, ka thënë kryetari i këtij qyteti.

“Shpërthime të mëdha, Federata Ruse furishëm është duke bombarduar qytetin”, ka thënë Ihor Terekhov, në një adresim televiziv.

Të ngjashme