Lajme
Eskalon Vulin dhe kërcënon hapur: Hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në luftë në Kosovë
Demokracia
20:11 | 24 Mars 2022

Share:

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, e ka quajtur “provokim të përmasave të mëdha” suspendimin e gjyqtares serbe nga Mitrovica që mori pjesë në takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, sa që ka thënë se është një hap drejt përfshirjes së vendit të tij në luftë në Kosovë apo konflikt siç e ka quajtur ai, transmeton Demokracia.com.

“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilat shqiptarët padyshim po i përgatisin. Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thirr takim në Bruksel dhe ndalon çdo lloj dhune kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar me urrejtje”, ka thënë Vulin, përcjell “B92”.

Vulin njihet për urrejtje ndaj shqiptarëve dhe me deklarata provokuese. /Demokracia.com/

VIDEO| Vuçiq del me informacion urgjent: Kurti ka vendosur ta sulmojë Serbinë

 

Të ngjashme