Sport
“Eskalon” trajneri i Holandës, momenti kur gjatë stërvitjes i kërkon gruas së tij të shkojnë në hotel për një “aventurë të shpejtë”
Demokracia
18:05 | 23 Nëntor 2022

Share:

Kamerat kanë regjistruar momentin kur trajneri i Holandës, Louis van Gaal i kërkoi gruas së tij që gjatë stërvitjes të shkonin në hotel për një “aventurë të shpejtë”.

Këtë propozim, Truss e ka marrë publikisht para stafit teknik të Holandës dhe nuk dihet nëse e ka pranuar.

“Por, ju mund të vini në hotel, në dhomën time. Le të shkojmë”, i tha Van Gaal gruas së tij, njoftojnë mediat holandeze.

Ndryshe, Van Gaal është i martuar prej 14 vjetësh me gruan e tij, Truss dhe ajo është e gruaja e tij e dytë.

Interesant është fakti se Van Gaal e kuptoi pak më vonë se kamerat e kapën këtë moment, por që nuk kërkoi ta fshinin./Demokracia.com/

Të ngjashme