Sport
Eskalon në dhunë ndeshja e Ligue 1: Tifozët futen në fushë dhe sulmojnë futbollistët, protagonist lojtari i njohur
Demokracia
10:14 | 23 Gusht 2021

Share:

Ndeshja ndërmjet Nice dhe Marseilles është rikthyer në dhunë në një moment, ndërsa takimi është ndërprerë.

Tifozët vendas kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar futbollistët mysafirë pas një tensionimi të situatës, shkruan Demokracia.com.

Ishte futbollisti i njohur, Dimitri Payet i cili u godit me shishe në shpindë në minutën e 74-të.

Pak çaste më vonë, tifozët zbritën në fushën e blertë dhe u konfrontuan me lojtarët mysafirë.


Pjesëtarët e sigurimit gjithashtu ndërhynë për të qetësuar situatën, megjithatë ajo kishte dalur nga kontrolli.

Në dhomat e zhveshjes disa nga lojtarët e Marseilles u panë të gjakosur.

Kësisoj, takimi u mbyll para kohës, derisa rezultati ishte 1-0 në të mirë të Nices. /Demokracia.com

Të ngjashme