Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro, i ka quajtur tifozët e Portugalisë si “të vegjël, të pashpirt, budallenj dhe përgjithmonë mosmirënjohës” në një ofendim të ashpër ndaj kritikëve të tij, përcjell Demokracia.com.
Ylli portugez i futbollit u kritikua jo pak pas humbjes 0:1 nga Spanja në Ligën e Kombeve ditë më parë.
Botimi i gazetës portugeze A Bola bëri thirrje që 37-vjeçari të hiqet nga formacioni fillestar i Portugalisë përpara ndeshjes së tyre për grupin e Ligës së Kombeve kundër Spanjës, duke përdorur titullin “Më pak Ronaldo, më shumë Portugali” në gazetën e tyre.
Edhe disa mediume portugeze janë të mendimit se Cristiano Ronaldo nuk duhet të jetë në formacionin titullar të Portugalisë në Kupën e Botës që nis në nëntor në Katar.
Pas këtyre kritikave, motra e Ronaldos, Katia Aveiro, ka dalë në mbrojtje të numrit 7 të United me një reagim të ashpër ndaj “portugezëve”, duke i etiketuar ata “të sëmurë, të vegjël dhe budallenj” në një postim mahnitës në Instagram.
“Ai ka pranë tij familjen dhe ata që e duan. Ata do të jenë gjithmonë pranë tij, sido që të jetë”, ka shkruar ajo.
“Por kohët aktuale nuk më befasojnë aspak. Portugezët pështyjnë në pjatën që hanë, kështu ka qenë gjithmonë.
“Prandaj, kur dikush del nga hiri dhe ndryshon mentalitet, shqetësohet. Me ty gjithmonë, mbreti im. Qetësohu.
“Është e nevojshme t’u japim një dorë atyre që ia kanë dhënë gjithmonë të tyren Portugalisë. Por portugezët janë të sëmurë, të vegjël, pa shpirt, budallenj, mosmirënjohës dhe përgjithmonë mosmirënjohës. Ky djalë që është ulur, është në gjunjë. Nuk ka kush t’i japë dorën.
“Është mizore. Dhe tashmë ishte aq shumë, por aq shumë sa ai dha dhe jep. Ai që është ulur quhet Cristiano Ronaldo dhe ai është vetëm lojtari më i mirë në botë”, shkroi ajo./Demokracia.com/