Kthimi i Mauro Icardit në Argjentinë me synimin për të rifituar zemrën e Wanda Nara nuk shkoi aspak siç e imagjinonte. Gjërat u përkeqësuan deri në atë pikë sa që sulmuesi i njohur i Galatasaray u pengua që të hynte në hotelin e saj në Nuñez, në Buenos Aires.
Në mes të skandalit të L-Gante, Icardi është acaruar dhe sipas asaj që raportojnë miqtë e tij ka nxituar që të shkojë te ish-partnerja e tij, por u bllokua nga siguria.
Ish-lojtari i Interit ka mohuar gjithçka, por faqja argjentinase Gossipeame ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e skenës tronditëse që ka përfshirë edhe policinë.
Wanda Nara dha urdhrin për sigurinë: “Mos e lini Icardin të hyjë”. Me të mbërritur në hotelin e Ëandës, Icardi do të ndalohej nga personeli i sigurisë së ndërtesës që e pengoi atë të hynte.
“Ditën që Mauro mbërriti në Argjentinë, ata i shpjeguan se e kishte të ndaluar të hynte në hotel. Por më pas e lanë të hynte. Kishte një urdhër nga Wanda që nëse do të paraqitej ish-bashkëshorti i saj Mauro Icardi, ai duhej t’i kërkonte leje asaj”, shkruan Gossipeame./Demokracia.com/
El momento en el que la seguridad del edificio donde Wanda tiene su depto, impide el ingreso de Mauro Icardi. El video fue publicado por Gossipeame en IG pic.twitter.com/NkioM9zMAS
— Revista PRONTO (@Revista_PRONTO) October 18, 2022