Lajme
Eskalon edhe më tej Dodiku, paralajmëron “forcimin e vijës ndarëse” të Republika Srpska
Demokracia
15:56 | 02 Korrik 2023

Share:

Milorad Dodik, Presidenti ultra nacionalist dhe pro-rus i entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, “Republika Sprska”, i ka çuar edhe më tej përpjekjet secesioniste të tij duke sfiduar dhe kundërshtuar autoritetin e Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar për BeH, Christian Schmidt, i cili ia anuloi ditë më parë disa vendime anti-kushtetuese Dodikut. Gjithashtu ai ka kërcënuar se “do të forcojmë linjën e entitetit” duke aluduar në një lloj demarkimi mes “Republika Srpska”-s dhe nivelit shtetëror të Bosnje-Hercegovinës.

Schimdt, i cili ka fuqi ekzekutive si instancë e fundit e mbikëqyrjes së Marrëveshjes Dejtonit, përkatësisht “Fuqitë e Bonit”, ka ndërhyrë në Kodin Penl të Bosnje-Hercegovinës, duke bërë që edhe veprimet e politikanëve që shkelin rendin kushtetues të trajtohen si vepër penale. Gjithashtu edhe mospërmbushjen e vendimeve të tij ai e ka bërë vepër penale si kundërpëgjigje ndaj sfdimit të autoritetit të tij nga Dodiku.

Zyrtarët e “Repbulika Srpska” të udhëhequr nga Dodik kundërshtojnë legjitimitetin e përfaqësuesit të lartë sepse emërimi i tij zyrtar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u kundërshtua nga Kina dhe Rusia.

Dodik tha gjithashtu se është e mundur që “Republika Srpska të thërrasë një referendum për çështje të rëndësishme” deri në fund të vitit.

“Sulm i sinkronizuar, i poshtër, i projektuar mbi Republikën Srpska dhe Serbinë me qëllim të përmbysjes së autoriteteve në Srpska dhe Serbisë dhe personalizimin e fajit të presidentëve dhe bartësve të pushtetit më të rëndësishëm politik për të dobësuar vullnetin e popullit për të luftuar, dhe dhe kështu lufta për shtete”, tha Dodik.

Dodik, në një lëvizje tjetër të përpjekjeve secesioniste, tha se “deri më tani ai nuk po konteston integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës, por po konteston sovranitetin e saj, sepse ai është i kërcënuar”.

Për Dodikun, ndër të tjera, është veçanërisht i diskutueshëm vendimi i Gjykatës Kushtetuese në BeH për pasuritë e paluajtshme. Vendimi i fundit i tillë u mor më 2 mars 2023, kur u shfuqizua përkohësisht Ligji për pronën e paluajtshme që përdoret për funksionimin e autoriteteve publike në RS, raportoi Radio Evropa e Lirë (shërbimi në gjuhën serbe)

Disponimi i pronës shtetërore në BeH u ndalua në vitin 2005 derisa u miratua një ligj në nivel shtetëror, sipas vendimit të përfaqësuesit të lartë të atëhershëm në BeH, Pedi Eshdaun. Republika Srpska nuk e pranon këtë, ku pretendojnë se prona shtetërore duhet t’u takojë entiteteve.

Dodik premton se do ta “forcojë linjën e entitetit” duke lënë të kuptohet si “kufi” me Federatën e Bosnje-Hercegovinës.

“Në atë moment ne do të forcojmë linjën tonë të entitetit, çfarëdo që të thotë kjo. Nuk presim që faktori ndërkombëtar këtu do të përpiqet të bëjë diçka me mjete të armatosura, por edhe nëse përpiqet, ne nuk do ta kundërshtojmë, ka mësuar ky popull. atë”, tha Dodik ndërsa shtoi se “Republika Srpska do të jetë e pavarur”.

Të ngjashme