Lajme
Eskalon Dimal Basha në akuza ndaj përfaqësuesve të SBASHK-ut
Demokracia
15:11 | 07 Tetor 2022

Share:

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka eskaluar gjatë seancës se Kuvendin, në fryrje ndaj përfaqësuesve të SBASHK-ut.

Ai ka thënë se Rrahman Jashari ka kërkuar rrëzimin e qeverise Kurti kurse anëtari i këshillit grevistë është i akuzuar për falsifikim.

“Rrahman Jashari ban thirrje me rrëzu Albin Kurtin. Reshit Kushaj i dënuar me 1 vit burgim për falsifikim diplomave. S’besoj që ka një mësues që e do përfaqësues si ai”, tha më tutje deputeti i çuditshëm i VV-së.

“Del dikush fol për hajni, e vet është plagjiator. Kur vjedh shkronja, paramendo çka ban me ia lënë kuletën atij”, tha Basha duke folur për deputetin e PDK-së, Ardian Kastrati.

Sipas tij, askush nuk do te dëshironte që t’i përfaqësonte mësuesit një person i tillë.

Tutje, deputeti Basha thotë se SBASHK-u i ka qit në lajthitje mësuesit.

“Ne jemi me edukatoret dhe jo me SBASHK-un”, tha Basha.

 

Të ngjashme