Lajme
Eskalon debati në Komisionin për Arsim, Jasharaj lëshon mbledhjen
Demokracia
12:50 | 21 Shtator 2022

Share:

Në kohën kur në mbledhje të Komisionit për Arsim po debatohej për grevën e punëtorëve të Arsimit dhe deputeti Dimal Basha po fliste rreth ndarjes së buxhetit për këtë sektor eskaloi debati dhe kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj lëshoi mbledhjen e Komisionit.

Deputeti Basha gjatë fjalës së tij në Komision tha se kur të përmblidhen të gjitha shtesat e ndara nga Qeveria kuptohet se arrihet zbutja e inflacionit, raporton Telegrafi.

“Sektori privat i ka 300 mijë punëtorë që paguajnë taksa dhe na i paguam pagat edhe neve edhe mësuesve.. 105 mijë qytetarë që punojnë nën pagën minimale”, tha ai.

Ndërkaq, pasi përfaqësues të SBASHK-u i thanë të mos i “jep shumë zor”, pasoi reagimi i Bashës duke thënë se “këtu jam në shtëpi tem.. ju tregova zgjedhjet që ka dhenë qeveria”.

Pas kësaj, kryetari i SBASHK-ut lëshoi mbledhjen e Qeverisë.

Të ngjashme