Lajme
Eskalon debati: Milaim Zeka lëshon studion, nervozohet nga fjalët e Krenar Shalës
Demokracia
22:06 | 08 Nëntor 2022

Share:

Komentatori politik, Milaim Zeka ka lëshuar studion në debatin Politiko në Kanal10, pasi është përplasur me Krenar Shalën.

Zeka nuk u pajtua me deklaratën e Shalës, e tha nuk mund të lejojë askënd të fyej e denigrojë njerëzit që janë flijuar për këtë vend.

“Nuk ndihem mirë kur çifti i Krenarit i thotë Halil Matoshit e plotëve që jeni dorëzuar para Serbisë. Sinqerisht nuk ndihem mirë. Është fyerje e padurueshme kur ky iu thotë njerëzve të rezistencës, luftës etj., ju thotë këtyre që jeni dorëzuar. Kur bëhen fyerjet e padurueshme unë s’përmbahem. Këta që e kanë dhunuar shtetin e Kosovës”, tha Zeka i tensionuar në Politiko.

Derisa Shala nuk ka pranuar që e ofendoi atë, por megjithatë ai kërkoi falje Zekës.

‘Për besë unë nuk e ofendova askënd. Por, nëse e kam ofenduar Zekën unë i kërkoj ndjesë. Mua s’më është dukur që e ofendova”, tha Shala.

Të ngjashme