Lajme
Eskalon çmimi i kafesë në kryeqytet – 2 euro për një macchiato të madhe
Demokracia
12:02 | 29 Prill 2025

Share:

Çmimet e kafesë në Prishtinë po shënojnë rritje të ndjeshme, duke ngjallur reagime tek qytetarët.

Një prej rasteve më të fundit është publikuar në faqen “Vrojtuesit e lagjes”, ku tregohet një kupon fiskal nga një lokal në sheshin “Nëna Tereza”, ku një macchiato e madhe është faturuar me 2 euro, ndërsa një kafe amerikane me 1.80 euro.

Kjo rritje e çmimeve vjen në një periudhë kur vendi po përballet me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe paralajmërime për ngritje të çmimeve edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Bizneset arsyetojnë këto lëvizje me rritjen e kostove të operimit, përfshirë çmimet e furnizimeve dhe shpenzimeve bazë.

Megjithatë, qytetarët kanë filluar të shprehin pakënaqësi, duke potencuar se çmimet po i afrohen atyre të vendeve perëndimore, ndërkohë që niveli i të ardhurave në Kosovë mbetet i ulët.

Të ngjashme