Lajme
Eshtrat që u gjetën dje në Prishtinë dyshohet të jenë pjesë të kafkës së njeriut
Demokracia
12:58 | 01 Gusht 2023

Share:

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, sot ka njoftuar se dy persona kanë raportuar se i kanë gjetur disa eshtra të njeriut në Prishtinë. Instituti i Mjekësisë Ligjore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe eshtrat janë dërguar atje për ekzaminim.

“HETIM MBI VDEKJEN – Prishtinë 31.07.2023-14:00. Dy dëshmitar meshkuj kosovarë kanë raportuar se kanë hasur ne disa eshtra te dyshuar te njeriut. Njësitet relevante policore dhe Instituti i Mjekësor Ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit eshtrat janë dërguar në IML për ekzaminim,, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Për këtë rast, për Express detaje ka dhënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore Ditor Haliti.

Ai tha se eshtrat e gjetur janë pjesë të kafkës së njeriut.

“Dje janë gjetur pjesë të eshtrave që i takojnë kafkës së njeriut. Kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe kemi kërkuar nëse ka edhe pjesë të tjera, mirëpo nuk kemi gjetur. Eshtrat që i kemi do t’i ekzaminojmë dhe do të shohim se mos po gjejmë diçka, se kujt i takojnë”, tha Haliti.

Të ngjashme