Lajme
Është zhdukur një vajzë, policia po e kërkon në Liqenin e Badocit
Demokracia
11:22 | 06 Prill 2021

Share:

Është zhdukur një vajzë nga Graçanica, e cila ka probleme psiqike.

Mbrëmë rreth orës 20:50 është raportuar një zhdukje e një vajze nga vëllai i saj. Sipas ankuesit, motra ka probleme psiqike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.

“Graqanicë, 05.04.2021-20:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar për rastin në fjalë- zhdukjen e motrës së tij.  Sipas ankuesit motra e tij ka probleme psiqike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policsë.

Personi i zhdukur nuk është gjetur akoma, njofton policia, përcjell Demokracia.com.

Kërkimet për  viktimën janë duke u bërë, bazuar në informacionet që posedon policia e Kosovës.

Përveç lokacioneve të tjera, që nga mbrëmë  policia në bashkëpunim me FSK, po vazhdon kërkimet edhe në liqenin e Badovcit .

Për çdo detaj rreth rastit do të njoftoheni me kohë, nga Policia e Kosovës./Demokracia/

Të ngjashme