Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është pyetur nga eurodeputetët për çështjen e Asociacionit në marrëveshjen e djeshme, për të cilën më herët Bislimi tha se pala kosovare ishte pajtuar me të.
Bislimi ka shpjeguar se çka nënkupton Asociacioni, sipas propozimit të BE-së.
“Marrëveshjet e kaluara që kanë të bëjnë me Brukselin si dhe plani i Ahtisaarit, nuk bëjnë thirrje për autonomi. Marrëveshjet e kërkojnë një mekanizëm që do të kërkoj koordinimin e komunave me shumicë serbe në formën e Asociacioni. Një institucion joqeveritar, e jo si autonomi territoriale në asnjë pjesë të vendeve, qoftë komunat në veri apo jug. Rreth 60% e pakicave jetojnë në komunat e jugut të Kosovës. Pjesa tjetër jeton në katër komunat në veri”, tha Bislimi.
Ai tha se me të nuk parashihet autonomi për ndonjë pjesë të vendit.