Lajme
“Është mëkat me hy në gjynah me veteranët e UÇK-së”| Qytetarët flasin për protestën e sotme
Demokracia
15:58 | 15 Korrik 2023

Share:

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ora 18:00 do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Ata kanë disa kërkesa për çështjet aktuale politike, si dhe kundër ligjit për pagën minimale, në të cilin luftëtarët nuk janë përfshirë.

Ndërkohë, KosovaPress ka pyetur qytetarët lidhur me protestën e sotme, për të cilën disa japin mbështetje e disa jo.

Qytetarët kanë shprehur mendimet e tyre rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës me të cilin, veteranët nuk përfshihen në rritjen e pagës minimale.

Qytetari nga Prishtina, Bajram Kastrati tha se populli duhet t’i përkrahë veteranët e UÇK-së dhe se protesta që do të mbahet është e drejtë.

“Nuk do koment kjo punë, ata zotëri që e kanë marrë luftën, shumica kemi ikur maleve e jemi ikur në Maqedoni dhe Shqipëri e dreq të mallkuar, ata zotëri ne flasim shqip, marrim bukë shqip e këta që e kanë marrë vendimin le të përgjigjen a është mëkat me hi në gjynah me veteranë të luftës së UCK-së,…07:23 ishalla kanë përkrahje nga populli se populli dihet me qenë për ata, me i akuzuar kjo është turp i madh, turpi më i madh që ekziston, një popull që e shkel ushtrinë e vet, ai nuk meriton”, u shpreh Kastrati

Po ashtu, edhe Ismet Jashari tha se do të marrë pjesë në protestën e veteranëve të UÇK-së.

“Kjo është marri e Qeverisë që d.m.th këtë liri që e gëzojmë e mos me ndërmarrë diçka për ata është marre, po them që po edhe ai që nuk e përkrahë duhet me ditë që nuk është edhe mirë se këtë liri nuk ish fituar aq lehtë gjak, gjithsesi afër ka qenë nga të 90-ta, mirëpo gradual kjo e kurorëzoi, plotësisht i përkrahi dhe do të jemi pjesëmarrës”, tha Jashari

Edhe qytetari Admiri tha se ka përkrahje të plotë për veteranët e UÇK-së. Ai shtoi se duhet të ekzistojë ndonjë ligj i veçantë për veteranët.

“Gjithsesi sepse ata janë vlera më e madhe e kësaj shoqërie, po e kanë më të drejtë protestën ose ndonjë ligj të veçantë për ata që t’u njihet kontributi sepse ata janë një vlerë e shtuar e kësaj shoqërie. Me ligjin e pagave mendoj që nuk kanë përkrahje, do të marrë pjesë, kryesorja është të dërgohet një mesazh se ka me pas rezultat, mbetet të shihet”, është shprehur Admiri

Ndërsa, qytetari nga Prishtina, Hasimi nuk e përkrahë protestën e sotshme të veteranëve të UÇK-së. Ai tha se duhet të pastrohen listat e veteranëve dhe të marrin meritat vetëm veteranët e vërtet.

“Janë bërë shumë, veteranët kur po protestojnë palidhje sikur të kishin protestuar për copëtimin e Kosovës edhe i kisha përkrahur, e copëtuan Kosovën një pjesë Mali Zi, e formuan asociacionin, ia dhanë Serbisë një pjesë, ndahen tërë atë pjesë, kur ke puna në veri asnjë nuk është ngritur me shkuar nga veteranët, ata vetëm po kërkojnë pare dhe vetëm më nejtë. Sikur të kishin vepruar siç duhet edhe i kisha përkrahë por janë bërë 60 mijë veteranë, shumë ndoshta janë, protesta e panevojshme, ata duhet vet me i pastruar listat e veta, i kanë marrë në qafë edhe veteranët e vërtet dhe ata tash janë mbetur zero, edhe fëmijët e veteranëve dhe jetimët janë mbet zero, ata po marrin pare, ata që nuk duhet me marrë”, tha Hasimi.

Edhe Mirsad Krasniqi është shprehur se përkrahje meritojnë vetëm veteranët e vërtet dhe jo veteranët e rrejshëm.

“Çështja e veteranëve është pezull, numri i tyre është enorm i fryrë, mendoj që sikur shumica e njerëzve duhet të jetë real, si ka mundësi që të hynë njerëzit jo meritor ata po dëmtojnë edhe atë të vërtetin edhe shtetin. Derisa nuk rregullohet kjo punë kështu do të mbetet.04:02 Gjithsesi duhet të shkojë në përgjithësi ai njeri që nuk e ka parë luftën vetëm në film, televizion ka raste fëmija 10 vjeçar veteranë i luftës.04:45 Përkrahje veteranët të vërtet , po e potencon edhe Kryeministri dhe ministri ekonomisë janë njerëz që e përkrahin luftën por jo veteranët e rrejshëm nuk e di a ka njerëz që i përkrah dikë që nuk e meriton. Po bëjnë shumë dëm dhe qohen protestojnë se ti nuk më jep, ka shumë raste i dimë të gjithë që merren veteranë i luftës që nuk e ka parë luftën se nuk ka qenë as në Kosovë e turpshme vallah”, tha Mirsad Krasniqi.

Përndryshe, veteranët sot kanë paralajmëruar një protestë e cila nis në orën 18:00, në sheshin “Skënderbeu”. Ata protestojnë kundër skandaleve të Qeverisë, kundër koordinimit me Millan Radojçiqin dhe kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së.

Ata do të kërkojnë që Mimoza Kusari Lila ta dorëzojë mandatin e deputetes. Kurse, nga Presidentja Vjosa Osmani do të kërkojnë që ta kthej mbrapsht ligjin për pagën minimale, duke e konsideruar si anti-UÇK.

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024