Sport
“Është mbushur kupa” – Klubi i Ligës së Parë pavarësisht fitores reagon ashpër në ndarje të drejtësisë
Demokracia
21:41 | 20 Prill 2022

Share:

Kur edicionit po i vije fundi në Ligën e Parë, kanë vazhduar pakënaqësitë në ndarje të drejtësisë.

Të fundit që janë ankuar në gjykimin e gjyqtarëve janë Klubi i futbollit Drenasi. Klubi drenicas janë shprehur të pakënaqur me referimin në ndeshjen e tyre kundër Istogut të luajtur të martën, shkruan Demokracia.com.

Përkundër fitores 1:2, Drenasi ankohet se i është bërë padrejtësi në këtë duel, duke aloduar në një penallti të padhënë nga gjyqtari kryesor. Drenasi është ankua edhe në disa raste të tjera,

Postimi i plotë i KF Drenasit:

REAGIM

KF Drenasi ka zhvilluar dje ndeshjen si mysafirë ndaj KF Istogut te cilen e fitoj me rezultat 2-1, mirëpo pavarësisht fitores reagojmë për padrejtësitë që janë bërë gjate ndarjes së Drejtësisë në ndeshje. KF Drenasi është dëmtuar vazhdimisht dhe i është mohuar një penalti, shumë gjuajtje të lira dhe së paku 3 raste që nuk kanë pasur lidhje me offside. Ndonëse asnjëherë nuk kemi reaguar, kjo nuk do të thotë se jemi pajtuar me padrejtësitë që po na bëhen, megjithatë kësaj radhe është mbushur kupa dhe nuk mund të lejojmë që një gjë e tillë të vazhdoj.

KF Drenasi nuk do të lejoj që ndarja e drejtësisë në ndeshje të penalizoj çdo herë klubin tonë, prandaj kërkojmë nga Komisioni i Garave dhe nga gjyqtarët që merren me komentimin e ndeshjeve të shikojnë përmes kësaj video padrejtësitë që na janë bërë. Është i pakuptueshëm qëllimi i gjyqtarëve për të dëmtuar klubin tonë, prandaj përmes këtij reagimi u bëjmë me dije secilit se nuk do të heshtim përballë kësaj padrejtësie dhe do të denoncojmë secilin.

Falenderojmë KF Istogun për mikpritjen dhe i urojmë suksese në vazhdim të kampionatit./Demokracia.com/

Të ngjashme