Lajme
Është i dyti i shtetit, por Vjosa Osmani nuk ia delegoi detyrën kur u operua
Demokracia
13:22 | 09 Maj 2022

Share:

Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ia ka deleguar detyrën kur ka shkruar që të operohet në Turqi.

Konjufca ka folur para mediave edhe për rastin e bartjes së përgjegjësive të presidentes tek kryetari i Kuvendit.

“Këto janë të rregulluara me ligj, nuk ka pasur ndonjë rast të tillë, e vetmja ajo që është e paraparë me protokoll është që njëra prej figurave politike të nivelit të lartë të qëndrojë në Kosovë dhe t’i performojë detyrat e veta. Përndryshe, nuk ka ardhur rasti deri në atë nivel”, theksoi ai.

Një prej gazetave më të mëdha turke “Hurryiet” ka raportuar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në Antali për heqjen e kilogramëve të tepërt. Ajo kishte qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia dhe pas operacionit gastroektomik ishte kthyer në Kosovë, përcjell Demokracia.com.

Sipas këtij artikulli, operacioni ishte kryer nga anëtari i Fakultetit të Universitetit Akdeniz, Ajhan Mesci.

Ky intervenim, siç ka mësuar Demokracia.com, ishte kryer në verën e vitit të kaluar kur Osmani kishte udhëtuar drejt Turqisë dhe kishte qëndruar atje nga 3-16 gusht./Demokracia.com/

Të ngjashme