Kuriozitete
Është gjetur thesari i fshehur nga viti 1950 nën dyshemenë e një shtëpie
Demokracia
19:48 | 24 Prill 2021

Share:

Gjurmuesi i thesareve ka gjetur në shtëpinë e një familjeje në Masaçuestes një thesar të fshehur nën dërrasat e dyshemesë.

Keith Villa një gjurmues thesaresh u kontaktua nga një familje për të zgjidhur një thashethem të kahmotshëm se në shtëpinë e tyrë fshiheshin 46 mijë dollarë që nga viti 1950.

Familja kishte punësuar edhe më herët persona për të zbuluar thesarin, por të gjitha përpjekjet nuk kishin pasur rezultate, shkruan Demokracia.com.

Ata kontaktuan Keith pasi panë në faqen e tij që ai kishte zgjidhur mistere të ndryshme.

Keith tregon se kishte marr detektorin e metaleve dhe me ndihmën e tij, gjetën një kasafortë nën dërrasa të dyshemesë në papafingon e shtëpisë.

Kur e hapën kasafortën panë se aty ishin rreth 46 mijë dollarë të vitit 1950 të cilat tani kanë vlerë prej 421 mijë dollarësh.

Një nga anëtarët e familjes – vetëm e identifikuar si Karen – tha se ishte e lehtësuar që më në fund të kishte një përgjigje në lidhje me misterin e parave.

Ajo gjithashtu tregoi se familja e saj nuk ishte e sigurt se si të shpenzonin paratë. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025