Lajme
Escobari të mërkurën në Kosovë, do të pritet nga Osmani
Demokracia
15:53 | 18 Tetor 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta presë të mërkurën në takim, të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esobar.

Zyra e presidencës ka bërë të ditur të martën se takimi Osmani-Escobar do të zhvillohet të mërkurën në mëngjes.

“Në orën 08:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Pas takimit, Osmani dhe Escobar, do të deklarohen për media.

Të hënën, në Beograd qëndroi i emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

 

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025