Lajme
“Escobari në Tiranë për të marrë garancinë e Ramës për situatën në Kosovë”
Demokracia
22:06 | 10 Prill 2023

Share:

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nesër do ta vizitojë Tiranën.

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari Robert Papa tha se vizita e diplomatit ka të bëjë për garancinë e situatës së Kosovës nga ana e Ramës dhe për sulmet kirbernetike të Iranit.

Ndër të tjera, ai theksoi se vizita e Escobarit në Tiranë do të përdoret dhe politikisht për faktin se nuk do të takojë ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Arsyeja e vizitës është më shumë për garancinë e situatës në Kosovë, për të marrë një pozicion zyrtar nga Rama sepse kohët e fundit ka pasur një luhatje. Do të jetë edhe për sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë. Natyrisht vizita e tij do të përdoret dhe politikisht duke mos pasur takime me Berishën. Nuk është gjë e re nga Escobari”, deklaroi Papa.

Të ngjashme