Lajme
Escobar: S’kemi qenë kurrë të vështirë ndaj Kosovës e të butë ndaj Serbisë
Demokracia
15:47 | 20 Qershor 2023

Share:

Gabriel Escobar, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë asnjëherë të vështira ndaj Kosovës e të buta ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se të gjitha veprimet e SHBA-së për Kosovën, kanë qenë kundër kërkesave të Serbisë.

“Gjithçka që kemi bërë në 90 ditët e fundit dhe 15 vjetët ka qenë në favor të Kosovës. Serbia s’donte që ta njihnim, por ne e bëmë. Serbia s’donte kampanjë njohjesh, por ne e bëmë. Edhe në 90 ditët e fundit, Serbia donte t’i bënim presion Kosovës që t’i shmangë zgjedhjet, ne nuk e bëmë. Donte që të thoshim se zgjedhjet ishin të paligjshme, ne nuk e bëmë. Donte të thoshte se kryetarët ishin të paligjshëm, ne nuk e thamë dhe i njohëm. Sfidoj këdo që të më tregojë se ku kemi qenë të vështirë me Kosovën e të butë me Serbinë”, ka thënë ai duke shtuar se SHBA-ja e ka shtyrë Kosovën në çështjen e Këshillit të Evropës dhe se nga Kosova kërkon “koordinim të ngushtë”.

“Gjithashtu t’i kuptojë obligimet e veta ndërkombëtare. S’mendoj se kjo është diçka që ne ishim të vështirë ndaj Kosovës. Përkundrazi, e kundërta”, ka theksuar Escobar.

Escobari ka thënë se duhet lejuar komunat me shumicë serbe që të ofrojnë shërbime në gjuhën serbe për njerëzit që jetojnë atje.

Ka thënë se KFOR-i e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së.

Të ngjashme