Intervista
Escobar: SHBA mbështet propozimin franko-gjerman
Demokracia
21:18 | 19 Tetor 2022

Share:

Gabriel Escobar,  i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin plotësisht propozimin franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë.

Escobar në një intervistë për Kanal10, ka thënë se çka do që propozohet nga shtetet evropiane për dialogun, të merret seriozisht.

“Ne do ta mbështesim këtë. Ne mendojmë, se sikurse na është shpjeguar, ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, dhe potencialisht Serbisë, në integrimet euro-atlantike…Po, e mbështesim plotësisht. Dhe, më duhet të shtoj se ne gjithmonë e kemi përkrahur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe ne do ta mirëprisnim në OKB dhe në të gjitha strukturat tjera evropiane”, ka deklaruar ai.

Ekzistencën e propozimit franko-gjerman e ka pranuar edhe vetë kryeministri Albin Kurti, i cili ditë më parë ka thënë se propozimi nuk është përfundimtar.

LEXO EDHE: 

Escobar: Marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë – çështje javësh

Të ngjashme