Lajme
Escobar përfundon takimin me Kurtin, nuk komenton situatën në veri
Demokracia
18:49 | 12 Dhjetor 2022

Share:

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në ora 16:30, është takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Escobar në këto takime është shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Pas daljes nga takimet Eskobar, në një deklaratë të shkurtër për media, ka thënë se kjo ishte një vizitë rutinë në Kosovë.

I pyetur për situatën në veri të Kosovës, Eskobar ka thënë së për këtë nuk mund të komentojë.

 

Të ngjashme
Lajme • 15 Maj 2024