Lajme
Escobar nuk e takon Kurtin sot
Demokracia
11:14 | 23 Gusht 2022

Share:

Emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot pritet të arrijë në Prishtinë bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Ardhjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, i cili në një konferencë për media tha se vizita e tij në Prishtinë dhe Beograd është për vazhdim të mbështetjes së dialogut.

Megjithatë, Escobar në Prishtinë nuk do të takojë kreun e ekzekutivit, Albin Kurti. Kështu ka konfirmuar për T7 zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Por, Escobar do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, si dhe do të ketë darkë pune me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Vizita e Escobarit dhe Lajçakut vjen pas dështimit të arritjes së ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 gushtit që pati kryeministri Kurti me presidentin serb Vuçiq, në Bruksel.

Të ngjashme