Lajme
Escobar: Marrëdhëniet ShBA-Serbi nuk duhet të jenë kërcënim për askënd
Demokracia
17:00 | 11 Qershor 2023

Share:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “marrëdhënie të forta” me Serbinë për 140 vite dhe këto marrëdhënie nuk kanë qenë të mira “vetëm në vitet e Millosheviqit”, tha Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Eurazisë, Gabriel Escobar, duke folur për Institutin beogradas për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore.

Në të njëjtën kohë, tha Escobar, përmirësimi ose ngritja e marrëdhënieve ShBA-Serbi “nuk duhet të jetë kërcënuese për ndokënd”.

“Sa i përket marrëdhënieve tona me Serbinë, për 140 vite Shtetet e Bashkura kanë gëzuar marrëdhënie të forta me Serbinë. Në krejt këtë kohë ka qenë marrëdhënie pozitive përveç në vitet e Millosheviqit. Pra, kjo ishte periudha e vetme kur ShBA dhe Serbia nuk ishin miq të ngushtë. Sa i përket anës amerikane, dera është e hapur për të rithemeluar këtë marrëdhënie, por në të njëjtën kohë marrëdhënia jonë me Serbinë nuk duhet ta kërcënojë askënd tjetër. Ne vazhbdojmë të kemi partneritete të forta strategjike me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe në të njëjtën kohë duam marrëdhënie të njëjtë me Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën. Pra, ne duam që Serbia të jetë më fuqishëm e vendosur brenda komunitetin me miq që ShBA ka në Evropë”, tha Gabriel Escobar.

Të ngjashme