Lajme
Escobar e Lajçak pritet t’ia propozojnë Kosovës modelin e Belgjikës Lindore, analisti ka një porosi për Qeverinë e opozitën
Demokracia
12:37 | 30 Janar 2022

Share:

Demokracia.com gjatë së shtunës ka mësuar nga burime të saj se emisarët Gabriel Escobar dhe Mirsollav Lajçak pritet që Kosovës t’ia propozojnë modelin e Belgjikës Lindore, për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Lidhur me këtë ka reaguar analisti politik Arben Ahmeti, i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se javën e ardhshme mund të reagohet me patetizëm e patriotizëm ndaj një propozimi të tillë, përcjell Demokracia.com

“Andaj te henen, qeveria dhe presidenca, parlamenti e opozita duhet te jene te gatshem per unitet e konstruktivitet karshi propozimeve”, ka thënë ai tutje.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Modeli i Belgjikes lindore per veriun e Kosoves dukej kompromis i bute edhe kur e patem raportuar per here te pare si model, diku ne vitin 2010.

Ambasadoret e atehershem te QUINT flisnin ne intervista rreth ketij modeli ose atij te Tirolit Jugor.

Ndoshta nuk ka nevoje te rikthehemi tek pozicionet e pushtetit dhe opozites se atehershme kosovare rreth ketij dhe secilit model per veriun.

Patriotizem e patetizem.

Edhe javen e ardhshme kur ne Prishtine do te qendroje Escobar, mund te reagohet me patetizem e patriotizem karshi ndonje propozimi eventual.

Por pertej llajkave qe mund te marrim ne momentin e kundershtimit, duhet ta kuptojme se kane kaluar mbi nje dekade nga viti 2010 dhe ne ende nuk jemi definuar.

Ende merremi me probleme te sovranitetit e mungeses se qartesise ne nje pjese te territorit te vendit.

Andaj te henen, qeveria dhe presidenca, parlamenti e opozita duhet te jend te gatshem per unitet e konstruktivitet karshi propozimeve.

Marreveshja eshte e pashmangshme dhe e domosdoshme, permbajtjen e saj mund ta zgjedhim.

Sepse siq tha Ecobar: Kompromisi mund te jete i pamundshem, por pastaj ( kur behet) nuk eshte me./Demokracia.com/

Escobar e Lajçak pritet që modelin e “Belgjikës Lindore” t’ia propozojnë Kosovës për komunat me shumicë serbe

Të ngjashme