Lajme
Escobar dhe Hovenier para takimit me Osmanin ndalojnë tek shtatorja e Ibrahim Rugovës
Demokracia
09:05 | 19 Tetor 2022

Share:

Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka zhvilluar një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Por rrugës për tek presidenca, para se takimi të fillonte, Escobar është ndalur te shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova në kryeqytet.

Bashkë me të, tek shtatorja ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ndryshe, pos Osmanit, emisari Escobar do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Të ngjashme