Eros Grezda ka folur për herë të parë për ndarjen e tij nga modelja Oriola Marashi.
Në një intervstë për Panorama Sport ai ka treguar se si qëndron raporti i dyshes.
I pyetur si është e vërteta me modelen Oriola Marashi pas lajmeve për ndarjen ai tha:
“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që un flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po është e vërtetë që jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë”.
Ndërsa ai nuk tregoi arsyen e ndarjes, por vetëm tha se “secili ka ëndrrat edhe punët e veta”.
Ndërkohë mesfushori i Kombëtares po përflitet për një lidhje të re me modelen spanjolle Nicole Bohorquez, pasi dyshja shkëmbyen komente në Instagram. /Demokracia.com/