Sport
Eroll Salihu komenton akuzat e Remzi Ejupit se është rrahur me Agim Ademin
Demokracia
11:39 | 21 Shkurt 2022

Share:

Ish-sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka mohuar se ka pas përleshje fizike me Kryetarin e FFK-së, Agim Ademi.

Mbrëmë në emisionin sportiv “Dueli Sportiv”, presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, deklaroi se Ademi ka rrahur Eroll Salihun, doktorin Mehment Maxhuni dhe një gjyqtar.

Salihu këtë e ka mohuar në një prononcim për “Insportin” duke deklaruar se asnjëherë nuk pas përleshje me Ademin dhe se nuk e ka ndërmend të merret me atë se çfarë ka deklaruar Ejupi.

“Këqyre ne e kemi të ndalur si Federatë me fol pa marrë lejen nga Komiteti Ekzekutiv. E dyta, as që i komentoj fjalët e tij, as që e kam ndërmend. Nuk janë të reja këto. Përleshje fizike mes meje dhe Agim Ademit kurrë nuk ka pas, fjalosje po, a përleshje fizike kurrë”. /Demokracia.com

Të ngjashme