Sport
Ernesto Valverde rikthehet në La Liga, zyrtarizohet tek Athletic Bilbao
Demokracia
12:02 | 30 Qershor 2022

Share:

Ernesto Valverde është emëruar trajner i ri i Athletic Bilbaos.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Kjo është eksperienca e tretë e spanjollit në stolin e “Baskëve”, pasi të njëjtën skuadër e drejtoi edhe dy herë të tjera në të kaluarën.

Valverde u rikthye te posti i trajnerit pas një kohe pushimi, pas largimit nga detyra te Barcelona./Demokracia.com/

Të ngjashme