ShowBiz
Ermal Rexha shënon Ditën Ndërkombëtare të Teatrit me një video performancë reflektuese
Demokracia
14:05 | 27 Mars 2025

Share:

Aktori dhe gazetari Ermal Rexha ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Teatrit me një video performancë, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për rolin e teatrit në shoqëri.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se teatri nuk është thjesht argëtim, por një mjet i rëndësishëm për të kuptuar realitetin, për të sfiduar normat dhe për të nxitur ndryshime.

“Teatri u jep zë të heshturve, denoncon padrejtësitë dhe shpreh ndjenjat që fjalët e zakonshme nuk mund t’i bartin,” ka shkruar Rexha, duke vënë theksin te rëndësia e kësaj forme arti si pasqyrë e shoqërisë.

Ai ka paralajmëruar se një shoqëri që e injoron teatrin, në fakt, “shuan dritën e shpirtit të saj dhe zbeh fuqinë e mendimit.”

Teatri nuk është vetëm një formë argëtimi, por edhe një mjet i fuqishëm për të kuptuar realitetin, për të sfiduar normat…

Posted by Ermal Rexha on Thursday, March 27, 2025

 

Të ngjashme