Sport
Ermal Krasniqi, “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës në futboll
Demokracia
11:43 | 31 Gusht 2021

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Tregtare Kombëtare, çdo javë do të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Këtë javë “Ylli i javës” në BKTSuperligë është shpallur sulmuesi i majtë i FC Ballkanit, 22-vjeçari, Ermal Krasniqi, me supergolin e të cilit skuadra e tij i fitoi 3 pikë në përballje me kampionin në fuqi FC Prishtina, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi shefja e marketingut në BKT, Njomza Rozhaja. /Demokracia.com

Të ngjashme