Sport
Ermal Krasniqi prej më të mirëve në fushë për Clujn në derbin rumun
Demokracia
21:49 | 21 Dhjetor 2023

Share:

Ermal Krasniqi ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij në derbin e qytetit mes Cluj dhe Universitatea Cluj me rezultat 4-0.

Kjo fitore vjen pas tetë ndeshjeve, ku klubi i njohur rumun ishte futur në krizë të rezultateve.

Krasniqi asistoi te goli i tretë i këtij takimi që u shënua në minutë e 77-të.

Ai nga SofaScore u vlerësua me notën 8.2 prej më të mirëve në fushë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

 

Krasniqi kishte 18 pasime të sakta, tri pasime kyçe, dy shanse të mëdha të krijuara dhe gjashtë duele të fituara.

Ai luajti për 89 minuta në pozitën e anësori në formacionin 3-4-3.

Të ngjashme