Sport
Ermal Krasniqi me dy supergola thellon krizën e Llapit
Demokracia
18:48 | 18 Shtator 2021

Share:

Një ndeshje maratonike është zhvilluar mes Ballkanit dhe Llapit e cila në fund u  mbylle me festën e vendasve pas fitores me rezultat 2:0, shkruan Demokracia.com.

Ermal Krasniqi shënoi dy golat vendimtar në këtë takim.

Kjo ndeshje u shoqërua edhe me ndërprerje e tensione, me tifo-grupin “Xhebrailat” që u përjashtuan nga stadiumi.

Ata ofenduan dhe fyen trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, pas një “përplasje” që kanë pasur mbrëmë poashtu në rrjetet sociale.Më pas, pjesa e dytë u shty për rreth 30 minuta, për faktin që ishte e nevojshme që të zbrazët i gjithë stadiumi.

Pas kësaj fitore, Ballkani renditet në pozitën e parë me 10 pikë, kurse Llapit futet në krizë ku pas 5 ndeshjeve, ka dy barazime dhe tre humbje. /Demokracia.com

Të ngjashme