Sport
Ermal Krasniqi kontribuon me gol në fitoren e Clujit
Demokracia
22:07 | 13 Mars 2023

Share:

Ermal Krasniqi po vazhdon të lë gjurmë në Rumani, teksa Cluji iu rikthye fitoreve në kampionat.

Sulmuesi kosovar ishte golashënues sonte në fitoren e Clujit ndaj rivalit lokal, Universitatea Cluj, në kuadër të javës së 30-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 4:0, teksa Krasniqi ishte autor i golit të dytë, i shënuar në minutën e 32-të.

24-vjeçari kishte mundësi të shënonte edhe në minutën e 81-të, por dështoi nga pika e penalltisë.

Ermal Krasniqi tani ka shkuar në kuotën e katër golave në elitën e futbollit rumun, krahas edhe një asistimi.

Cluji pas kësaj fitore ka 63 pikë dhe renditet në pozitën e dytë, me vetëm një pikë më pak se lideri, Farul Constanta.

Të ngjashme