ShowBiz
Ermal Fejzullahu merr vëmendjen e gazetës së famshme zvicërane
Demokracia
13:35 | 04 Mars 2022

Share:

Ermal Fejzullahu ka marrë vëmendjen e gazetës së famshme në Zvicër.

Këngëtari kosovar i cili pëlqehet mjaft shumë për muzikën që prodhon së fundmi ka marrë vëmendje edhe nga gazeta Zvicërane.

Ermali po vazhdon të mbajë koncerte kudo në Evropë, një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe nesër.

Ndërkohë paralajmërimi i koncertit të tij është shfaqur edhe në gazetën e famshme zvicërane 20 Minuten.

Përndryshe, Ermali ka bërë me dije se 8 Marsi do ta gjejë në Kosovë ku edhe do të mbajë mbrëmje muzikore për Ditën e Gruas.

Kujtojmë se projekti i fundit është bashkëpunimi me Yll Limanin me titull “As 1 minut”./Lajmi.net/

Të ngjashme