Sport
Erikseni ia “bombardon” portën Serbisë, Danimarka i “shkel” në miqësore
Demokracia
20:09 | 29 Mars 2022

Share:

Kombëtarja daneze i ka demoluar futbollistët e Serbisë në një ndeshje miqësore të zhvilluar në “Parken Stadium” në Kopenhag, shkruan Demokracia.com.

Maehle (15’), Lindstrom (53’) dhe Eriksen (57’) ishin realizatorët e kombëtares daneze në këtë sfidë.

Eriksen e ka “bombarduar” portën e serbëve në këtë përballje duke realizuar super gol nga distanca.

Ky është goli i dytë i Eriksenit te Danimarka që nga rikthimi në kombëtare, pas sulmit në zemër që pësoi verën e vitit të kaluar në Evropian.

Mëposhtë mund ta shikoni golin e Eriksenit. /Demokracia.com/

Të ngjashme