Sport
Eriksen zyrtarizohet te Manchester United, nënshkruan kontratë deri në vitin 2025
Demokracia
17:16 | 26 Korrik 2022

Share:

Christian Eriksen është zyrtarizuar si futbollist i ri i Manchester United, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është konfirmuar nga klubi anglez nëpërmjet një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare.


Reprezentuesi danez ka nënshkruar kontratë që do e mbajë të lidhur me klubin nga “Old Trafford” deri në vitin 2025.

Danezi u transferua te “Djajtë e Kuqë” me parametra zero, pasi i skadoi marrëveshja me skuadrën paraprake.

30-vjeçari më parë ishte pjesë e Tottenham Hotspur, Interit e Ajaxit./Demokracia.com/

Të ngjashme