Christian Eriksen sipas të gjitha gjasave karrierën si futbollist do ta vazhdojë në Premierligë, te skuadra e Brentfordit.
Sky Sports ka raportuar se futbollisti danez ka kaluar testet mjekësore dhe pritet të nënshkruajë me klubin elitar, përcjell Demokracia.com.
Reprezentuesi i Danimarkës do të nënshkruajë kontratë gjashtëmujore me Brentfordin.
Kujtojmë se Eriksen është përballur me një sulm në zemër në Kampionatin Evropian të futbollit verën e kaluar në ndeshje kundër Finlandës.
Që nga ajo kohë, Eriksen nuk ka shijuar fushat e blerta, ndërsa kohë më parë shkëputi kontratën me Interin, pasi në Itali nuk i lejohej të luante me defibrillator. /Demokracia.com/