Sport
Eriksen flet për herë të parë si lojtar i Brentfordit, ka një mesazh për tifozët
Demokracia
11:32 | 31 Janar 2022

Share:

Christian Eriksen ka nënshkruar me klubin e Premierligës, Brentfordin.

Reprezentuesi danez i është rikthyer fushave të blerta, pas sulmit në zemër të pësuar në Euro2020 verën e vitit të kaluar, shkruan Demokracia.com.

Derisa shkëputi kontratën me marrëveshje të dyanshme me Interin, Eriksen arriti të siguronte kalimin te Brentfordi, derisa kishte edhe një mesazh për tifozët e skuadrës.

Nëpërmjet një video të publikuar nga faqja zyrtare e klubit anglez, Eriksen shprehet i lumtur që nënshkroi me klubin e ri, ndërsa kishte edhe një mesazh për tifozët e klubit.

“Përshëndetje të gjithëve, jam Christian Eriksen. I lumtur të ju njoftoj se kam nënshkruar me Brentfordin dhe mezi pret të startoj. Shihemi së shpejti”, tha Eriksen në fjalët e tij të para pas rikthimit në Premierligë.


Eriksen ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me Brentfordin.

Premierligën angleze ai e njeh shumë mirë, ngase vite më parë djerësiti fanellën e Tottenham Hotspur. /Demokracia.com/

Të ngjashme