Christian Eriksen ka bërë debutimin e tij të shumëpritur për Brentford kundër Newcastle United në Premier League të shtunën.
Ky është një rikthim i jashtëzakonshëm për mesfushorin, i cili tetë muaj më parë pësoi një arrest kardiak, duke u rrëzuar në fushë gjatë humbjes së Danimarkës nga Finlanda në Euro 2020.
30-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 52-të për të zëvendësuar Mathias Jensen teksa ata humbën 2-0 ndaj Neëcastle United. /Demokracia.com