Sport
Eriksen befason botën e futbollit: Dua të shkoj në Katar për Kupën e Botës, s’kam frikë se zemra ime do të ndalojë përsëri
Demokracia
19:54 | 04 Janar 2022

Share:

Prej kohësh është spekuluar se cila mund të jetë e ardhmja dhe fati i mesfushorit danez, Christian Eriksen pas incidentit të njohur dhe sulmit në zemër që pësoi në Kampionatin Evropian.

Kur shumica e futbolldashësve mendojnë se karriera e Eriksenit ka marrë fund, kështu nuk mendon vetë ai, përcjell Demokracia.com.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Eriksen ka thënë se objektivi i tij është Kupa e Botës që do të mbahet në Katar.

“Objektivi im është Botërori në Katar. Kështu kam menduar gjithmonë, kështu që nëse gjithçka shkon siç duhet, sigurisht që shpresoj. Nëse do të përzgjidhesha nga përzgjedhësi është një çështje tjetër. Ëndrra ime është të kthehem”, ka theksuar Eriksen në një deklaratë.

Madje, mesfushori danez nuk ka frikë edhe nëse i ndodh e njëjta situatë sikur në “Euro2020”.

“Nuk kam fare frikë. Jo më së paku. Në fillim isha pak e kujdesshme sepse nuk e dija se sa mund të zgjaste zemra e një mashkulli, por mendoj se jam e sigurt pas të gjitha testeve. Prandaj, jo, nuk kam frikë se do të më përsëritet”, ka thënë Eriksen./Demokracia.com/

Të ngjashme